Zbritja e ‘Isait عليه السلام! – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz

Përktheu: ‘Abdur-Rahman Mema

0
459

Hadithet nga i Dërguari i Allahut –عليه الصلاة والسلام– kanë ardhur muteuatir, të cilat tregojnë për zbritjen e ‘Isës birit të Merjemes –عليه الصلاة والسلام– se ai zbresë në fund të kohës në Damask dhe do të drejtohet për në Palestinë, pas daljes së Dexhalit dhe se ai do ta vrasë atë atje në derën “Ludd-it” dhe muslimanët do jenë me të. Është vërtetuar nga ai ﷺ se ai do t’u vijë muslimanëve kur ata janë në këmbë për të falur namazin, i pari i tyre dëshiron që të vonohet me qëllim që t’u prijë njerëzve i Dërguari i Allahut Isai –عليه الصلاة والسلام–, ai refuzon dhe i thotë: ikameti u thirr për ta falur ti, priju atyre në falje.

Ka ardhur në disa transmetime të mira se prijësi i tyre në atë kohë është Mehdij dhe ai është Muhamed ibnu Abdullah, prej familjes së Profetit –عليه الصلاة والسلام– prej pasardhësve të Fatimes, Mehdij i thotë atij: ‘Dil para e na prij në namaz o shpirt i Allahut’, ai refuzon dhe i thotë: ‘Falu ti, sepse ikameti u thirr për ta falur ti. Më pas udhëheqjen e merr ‘Isa –عليه الصلاة والسلام–.’

Zbritja e tij është një çështje që ka konsensus në mesin e njerëzve të dijes dhe është vërtetuar me tekste të sakta nga i Dërguari i Allahut –عليه الصلاة والسلام–, hadithet kanë ardhur muteuatir dhe nuk dyshim në të, lavdërimi i takon Allahut.

Ai zbret në fund të kohës pas daljes së Dexhalit, gënjeshtarit të madh dhe u bën të qartë njerëzve gënjeshtrat dhe devijimet e tij dhe merr përsipër vrasjen e tij. Për këtë ka aluduar Kur’ani në Fjalën e Tij -xhel’le ue álā- kur përmed ‘Isain:

﴾Me të vërtetë ai është shenjë e Orës (së Kijametit), kurrësesi mos dyshoni në të (Orën)﴿1[ez-Zukhruf: 61]

D.m.th. zbritja dhe ardhja e Isait, disa dijetarë të kiraeteve e kanë lexuar (عَلَمٌ) me fet’ha sipër ajnit dhe lamit, d.m.th. është tregues se ajo (Dita e Kijametit është afër)

Ka thënë Ai –xhel-le ue ala– në suren en-Nisa:

﴾Por Allahu e ngriti atë pranë Tij dhe Allahu është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm﴿2[en-Nisa: 158]

Pas kësaj tha:

﴾dhe ithtarët e librit do t’i besojnë atij para vdekjes së tij﴿3[en-Nisa: 159]

D.m.th. nuk do të mbetet askush prej ithtarëve të librave në kohën e zbritjes së tij vetëm se do ta besojë atë para vdekjes së ‘Isait –عليه الصلاة والسلام–, përemri tek “vdekjes së tij” i kthehet ‘Isait, është thënë: “Se i kthehet jehudiut dhe të krishterit, secili prej tyre para vdekjes së tyre do të besojë për zbritjen e ‘Isait –عليه الصلاة والسلام–.”

Sidoqoftë, ajeti aludon për këtë, qoftë kur përemri i kthehet një personi prej ithtarëve të librit se ai do ta besojë atë para se t’i dalë shpirti ose me kuptimin: se kur të zbresë ‘Isai –عليه الصلاة والسلام– ithtarët e librit do ta besojnë atë në atë kohë, para se të vdesë Isai –عليه الصلاة والسلام–, ai vdes pas kësaj, qëndron në tokë aq sa të dëshirojë Allahu, më pas ai vdes, ia falin xhenazenë muslimanët dhe e varrosin.

Ka ardhur në disa transmetime se ai do të varroset në dhomën profetike, mirëpo për saktësinë e tyre ka vërejtje, sido që të jetë ai do të zbresë pa asnjë dyshim dhe do të gjykojë me sheriatin e Muhamedit ﷺ në tokë dhe muslimanët do ta pasojnë atë, në kohën e tij do të ketë pasuri me bollëk vendet dhe njerëzit do të jenë të sigurtë, ai nuk pranon prej njerëzve asgjë tjetër përveç Islamit ose përndryshe i pret shpata, në kohën e tij Allahu i shkatërron të gjitha fetë, përveç Islamit, ai do të thyejë kryqin, do të vrasë derrin dhe nuk do të pranojë xhizjeh (haraçin) nga askush dhe adhurimi do të jetë vetëm për Allahun në kohën e tij, për shkak të asaj që ndodh prej argumenteve të mëdha dhe fakteve të pakundërshtueshme që tregojnë për afrimin e Kijametit.

Njerëzit besojnë në kohën e tij dhe ai i lufton ata me shpatë derisa ata të hyjnë në fenë e Allahut, prej tyre ka që hyjnë për shkak të shfaqjes së argumenteve të së vërtetës dhe Muhamedi ﷺ tha të vërtetën rreth asaj që na tregoi dhe ka prej tyre që e pranojnë Islamin pas xhihadit që bën ‘Isa –عليه الصلاة والسلام– dhe muslimanët.

Përmbledhja e kësaj është se zbritja e tij është e vërtetë dhe ajo është vërtetuar me konsensus të muslimanëve, origjina e saj është në hadithe muteuatir dhe është vërtetuar në hadithe muteuatir, që janë të pakontestueshme për zbritjen e tij –عليه الصلاة والسلام– dhe Kur’ani Famëlartë ka aluduar për këtë, ashtu siç parapriu.

Ajo që bie detyrë mbi të gjithë muslimanët është besimi në të dhe në zbritjen e tij në fund të kohës, se ai do të zbresë me të vërtetë dhe do të thërrasë për veçimin e Allahut në adhurim dhe besimin në të. Ai do të veprojë dhe gjykojë me sheriatin Muhamedit –عليه الصلاة والسلام– në tokë, sepse nuk ka profet pas Muhamedit –عليه الصلاة والسلام–, ai zbret si pasues i Muhamedit ﷺ  si gjykues me sheriatin e tij dhe jo me sheriatin e Teuratit, por gjykon me sheriatin e Muhamedit ﷺ, gjykon me Kur’an.

Kjo është ajo mbi të cilën kanë rënë në konsesus njerëzit e Islamit dhe kanë treguar për këtë hadithet e sakta muteuatire dhe ka aluduar Kur’ani Famëlartë.

Bie detyrë mbi të gjithë muslimanët besimi në këtë dhe të mos i kushtojnë rëndësi asaj që mund të kenë thënë disa bashkohorë të cilën mohojnë zbritjen e tij; duke e keqinterpretuar atë se do të shfaqet hajri në fund të kohës dhe se me dexhalin është për qëllim shfaqja e sherrit, të gjitha këto mendime janë të prishura dhe të kota.

Është frikë për ata që i thonë këto mosbesimi ndaj Allahut, sepse kanë përgënjeshtruar një çështje të qartë, që ka ardhur në hadithe të sakta muteuatire, ndaj nuk lejohet t’i kushtohet rëndësi këtyre mendimeve, por është detyrë besimi se dalja e dexhalit është e vërtetë në fund të kohës dhe se ai është gënjeshtar i madh prej bijëve të Ademit, i cili del në fund të kohës dhe pretendon se është profet, pastaj pretendon se është zoti i botëve, pas kësaj zbret Isai dhe e vret këtë dexhal dhe ai do të jetë imami (prijësi) i muslimanëve në kohën e tij dhe do të gjykojë me sheriatin e Allahut.

Kjo është e vërteta për të cilën nuk ka dyshim dhe shokët e profetit ﷺ kanë patur konsensus për të si dhe muslimanët pas tyre.

BURIMIفتاوى نور على الدرب (٤ /٢٧٥ـ٢٧٨)
Artikulli paraprakRenditja e ngjarjeve Ditën e Kijametit! – Shejkh Saalih eli Shejkh
Artikulli tjetërArshi i Tij është mbi ujë dhe Allahu është mbi Arsh! – Shejkh ‘Uthejmin

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu