Pyetje: Cili është shpjegimi i ajetit fisnik: ﴾Me të vërtetë, ne e zbritëm atë në Natën e Kadrit﴿. A zbriti Kur’ani njeherë të vetme, kam pyetur dhe më thanë: se ai ka zbritur prej “Leuhil Mahfudh”, a është e saktë kjo? Allahu ja shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: Kur’ani Fisnik, i zbriti të Dërguarit të Allahut ﷺ pjesë-pjesë në varësi nevojës dhe shkaqeve, gjëja e parë që zbriti ishte surja “Ikra” në Natën e Kadrit, tha të vërtetën se Ai e zbriti atë në Natën e Kadrit dhe se e zbriti në Ramazan, sepse fillimi i tij zbriti në natën e Kadrit në Ramazan, kjo është ajo që duket prej argumenteve sheriatike, sepse një pjesë e madhe e Kur’anit zbriti në Mekkë jashtë Ramazanit dhe një pjesë e madhe e tij zbriti në Medine jashtë Ramazanit, vijonte t’i zbriste pjesë-pjesë Pejgamberit ﷺ në varësi të ngjarjeve dhe shkaqeve, dhe surja “el-Maideh” i zbriti në fund të jetës së tij ﷺ, ajo zbriti ditën e Xhuma, në ditën e ‘Arafatit në Haxhin e Lamtumirës në vitin e 10 të hixhretit gjatë jetës së tij ﷺ… gjatë jetës së tij pas hixhretit dhe ajeti është ky:
﴾Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj﴿
Ky ajet zbriti në ditën e Xhuma ndërsa ai (alejhis selatu ues selam) ishte duke qëndruar në Arafat, në vitin e 10 të hixhretit.
Ka thënë ibnu Abbas (Allahu qoftë i Kënaqur prej tij) dhe një grup dijetarësh se:
“Ai e zbriti në qiellin e dynjasë në Ramazan, në Natën e Kadrit, në “Bejtul ‘Izzeh”, shtëpi që ndodhet në qiellin e dynjasë që e ka emrin: “Bejtul ‘Izzeh”, çdo qiell ka shtëpi për engjëjt që adhurojnë Allahun në to, Bejtul ‘Izzeh është një shtëpi në qiellin e dynjasë ku engjëjt adhurojnë Allahun në të dhe në qiellin e shtatë është “Bejtul Ma’mur” ku gjithashtu engjëjt adhurojnë Allahun dhe ajo ndodhet mbi Qabeh që është në tokë.”
Për të cilën (Bejtul Ma’mur) Pejgamberi ﷺ thotë:
سبعون ألف ملك، ثم لا يعودون إليه آخر ما عليهم
“Me të vërtetë në të hynë çdo ditë 70 mijë engjëj, më pas nuk kthehen më tek ajo.”
Dhe kjo tregon për numrin e madh të engjëjve dhe se çdo ditë hynë në “Bejtul Ma’mur” prej tyre 70 mijë engjëj për adhurim, pastaj nuk kthehen më kurrë tek ajo.
Bazuar në këtë mendim -mendimin e ibnu ‘Abbasit- ai zbriti në “Bejtul ‘Izzeh” njeherë të vetme, pastaj zbriti pjesë-pjesë në 23 vite, në varësi të ngjarjeve dhe shkaqeve dhe ky është një mendim i fuqishëm, e kanë marrë atë një grup prej njerëzve të dijes dhe mendimi i parë është më i saktë dhe ai është se ai zbriti prej Allahut (xhe’le ue ála) përmes Xhebrailit (alejhis selam) tek Pejgamberi ﷺ në 23 vite dhe fillimin e tij e zbriti në Natën e Kadrit në Ramazan.
Allahu është Dhuruesi i suksesit.